Në zonat me probleme zgjedhjet mund të shtyhen pas dy javësh

Në zonat me probleme zgjedhjet mund të shtyhen pas dy javësh

Me përjashtim të disa zonave në Shkodër, sot cdo gjë shkoi normalisht dhe në qetësi në shpërndarjen e materialeve zgjedhore dhe marrjen e tyre në ruajtje nga policia për procesin e votimit që nis nesër në orën 07:00 deri në 19:00.

Por pyetja që lind është se cfarë do të ndodhë nëse në disa zona në bashkinë e Shkodrës  apo të tjera nuk votohet? Burime nga Partia Socialiste dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pohuan për Shqiptarja.com se nuk përjashtohet mundësia që nëse ka zona që do të ketë probleme nesër, zgjedhjet edhe mund të spostohen për dy javë.

Pra nëse do të ketë probleme në zona të caktuara në lidhje me incidente, mungesë fizike të materialeve zgjedhore apo cdo pengesë që nuk lejon zhvillimin e procesit, do të shtyhen me dy javë.

Megjithatë vetëm në Shkodër raportohet për probleme deri tani në disa zona, por po punohet që deri nesër ambientet ku ishin përcaktuar si qendra votimi, por që janë kyçur me urdhër të Voltana Ademit të zhvendosen në vende të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë