Një automjet në pronësi të drejtoreshës së Shërbimit Social në Bashkinë Elbasan është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit.

Drejtuesja e mjetit ka mohuar që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm apo që ngjarja të ketë lidhje me detyrën e saj.

Po hetohet pista që zjarri të jetë shkaktuar nga një defekt në automjet.