Elbasan, nxënësi sulmon bashkëmoshatarët në shkollë me bombol zjarrfikëseje, policia e mohon

Elbasan, nxënësi sulmon bashkëmoshatarët në shkollë me bombol zjarrfikëseje, policia e mohon

ELBASAN- Shtatë nxënës të shkollës së mesme të përgjithshme, "Vasil Kamami" kanë mbetur të lënduar ditën e sotme, pasi janë sulmuar nga një bashkëmoshatari i tyre me bombol zjarrfikëse. Nxënësi, i identitetit i të cilit nuk bëhet i ditur, ka marrë bombolën e gazit dhe ka sulmuar disa nga nxënësit e shkollës së tij.

Mësohet se shtatë prej nxënësve kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen si pasojë e kimikateve që ka shkaktuar shkuma që përmban bombola. Në ambientet e shkollës kanë mbërritur 4 ambulanca, që kanë bërë të mundur transportin e tyre në spital.

I kontaktuar nga Report Tv, drejtori i Arsimit në Elbasan, Alqi Çabiri është shprehur se nxënësi që ka shkaktuar këtë ngjarje do të përjashtohet nga shkolla, e ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet që kanë çuar të riun që të bëjë këtë veprim.

Ndërkohë, burime për Shqiptarja.com nga policia e Elbasanit shprehen se nuk ka ndodhur një sherr, por fëmijët kanë qenë duke luajtur dhe nga kureshtja kanë hapur bombolën e gazit, e cila ka shpërthyer pasi u ka rënë nga dora.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Nuk kërcënojmë Europën, por duhet të biem dakord se si do të jetojmë

Kremlini: Nuk kërcënojmë Europën, por duhet të biem dakord se si do të jetojmë