Si pasojë e rrëshqitjes së dherave, një shtyllë e tensionit të mesëm në Linjën 110 kV Librazhd - HEC Egnatia që ndodhet në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, ka rrezikuar të bjerë.
Teksa kanë nisur punimet për demontimin e shtyllës, si masë sigurie do të stakohen dhe tokëzohen Linja 10kV, e Fidrit F3 Hotolisht në Nënstacionin Librazhd, si dhe linja 35kV Librazhd - Hec Dragostunjë.
Si rrjedhojë, gjatë kohës që do të kryhen punimet do të mbeten pa energji elektrike këto fshatra të Elbasanit: ‘Babje, Buzgar, Drapata Hotolisht, Dragostunjë, Ferrë, Frarë Hotolisht, Gurekuqe, Heci / Xhyrë dhe Hec Dragostunjë’.
Njoftim për Konsumatorët Elbasan:
Në kuadër të punimeve për demontimin e shtyllës Nr. 15, në Linjën 110 kV Librazhd - HEC Egnatia, si pasojë e rrëshqitjes së tokës në afërsi të saj, ju njoftojmë se në datën 22 shkurt 2026, duke filluar nga ora 08:00 deri në përfundim të punimeve, si masë sigurie do të stakohen dhe tokëzohen Linja 10kV, e Fidrit F3 Hotolisht në Nënstacionin Librazhd, si dhe linja 35kV Librazhd - Hec Dragostunjë.
Si rrjedhojë, gjatë kësaj periudhe do të mbeten pa energji elektrike këto zona në rrethin e Elbasanit:
Fshatrat: Babje, Buzgar, Drapata Hotolisht, Dragostunjë, Ferrë, Frarë Hotolisht, Gurekuqe, Heci / Xhyrë dhe Hec Dragostunjë.
Komente










