Gati 7 vite pas eliminimit mafioz të ish-policit Santiago Malko, mik i afërt i të zhdukurit Ervis Martinaj, Gjykata e Posaçme dha dënimin me 130 vite burg për 5 të pandehur dhe shpalli të pafajshëm një tjetër. Një proces gjyqësor i zgjatur prej mungesës së arrestimeve, më në fund ka vendimin fillestar të shkallës së parë.
Me 30 vite burg u dënua Leonard Duka, një prej emrave më të përbetuar në armiqësi me Ervis Martinajn, si organizator dhe porositës i vrasjes gjakftohtë. Duka u arrestua në shkurt 2024 në Belgjikë dhe në gusht të atij viti u ekstradua në drejtim të Tiranës për t’u përballur me drejtësinë. Gjykata e Posaçme dha dënim edhe për Fatmir Hysenin, Aleksadër Maxhakun, Dritan Agën dhe Oltion Lonën, pjesë e grupit të vrasjes, 25 vjet burg për secilin. I vetmi që mundi të marrë pafajësi ishte vëllai i Leonard Dukës, Elvis Duka, për të cilin SPAK nuk mundi të gjejë prova për implikimin e tij në atentat.
Seancat gjyqësore në Gjykatën e Posaçme janë zhvilluar në klimë tensioni. Nëna e viktimës herë pas here ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm të Leonard Dukës, të cilin e ka cilësuar si vrasësin e djalit të saj.
Për të njëjtën ngjarje, më herët janë dënuar edhe 2 të tjerë në dosje të ndarë për shkak të arrestimit të hershën. Blendi Teta përfundimisht do të vuaj 25 vite burg, pas një ping-pongu vendimesh në disa gjykata. Fillimisht me 25 vite u dënua nga Apeli, vendim që u prish nga Gjykata e Lartë, por që në dhjetor 2025 u vendos sërish për 25 vjet. Po ashtu, i dënuar me vendim të formës së prerë me 26 vjet për vrasjen e Santiago Malkos, është edhe Ilir Selmani.
Santiago Malko u qëllua për vdekje në Tiranë më 27 gusht 2019. Ngjarja tronditi opinionin publik, pasi konsiderohej i afërt me Ervis Martinajn, një prej figurave më njohur të skenës së krimit të organizuar dhe bos i lojërave të fatit në atë kohë. Hetimet e policisë dhe SPAK e lidhën shpejt vrasjen me një grup të strukturuar kriminal që drejtohej nga Leonard Duka. Dyshimet janë se eliminimi i Malkos u bë prej përplasjeve që Duka-Martinaj kishin nisur në atë kohë. Ngjarja u zbardh e plotë prej komunikimeve në aplikacionin “SkyECC”, ku flitej për atentatin e rëndë.
Fatmir Hyseni 25 vite burg
Aleksandër Maxhaku 25 vite burg
Dritan Aga 25 vite burg
Oltian Loga Fajtor 25 vite burg
Elis Duka I pafajshëm
Komente













PASKAN HUDH LEKË TË MODHË QË PASKA DAL I PA FAJSHËM VLLAI TJETËR. KTA JANË FAMILJE E ORGANIZUAR CRIMINALE DHE GJYKATA E ANASHKALOJË DHE JA PASKA LONË VETËM NJONIT FAJIN.....
Përgjigju