Elbasan, organizohet panairi i dytë
i librit, qytetarët: Të kënaqur

Elbasan, organizohet panairi i dytë<br />i librit, qytetarët: Të kënaqur<br>
Hapet për të dytin vit panairi i librit në qytetin e Elbasanit.
Ky aktivitet hap morinë e veprimtarive  të programuara me rastin e Ditës së verës, një festë mjaft popullore për qytetin e Elbasanit.
Tradita pozitive e një viti më parë ka bërë që organizatorët të marrin masa, ndërsa shtëpitë botuese janë vetë ofruar me kohë për të qenë pjesë e panairit .
Numërohen 44 shtëpi botuese më të mira , të cilat janë bërë pjesë  e stendës së panairit, ndërsa shumë prej tyre janë paraqitur me tituj enkas me këtë rast.

Organizator i panairit te Librit, Aqif Hysa shpjegoi se :
Qytetarët e Elbasanit e pritën mjaft mirë këtë organizim dhe treguan interes për këtë.
Nga ana tjetër ata treguan se ishin të kënaqur që po zhvillohej panairi i librit në qytetin e kulturës, Elbasanit.


Pavarësisht se nuk ishte bërë ende një orë nga hapja e panairit, disa nga pjesëmarrësit e tij u shprehën të kënaqur me interesin e treguar nga qytetarët Elbasanas.
Ata kërkuan që panairi i librit të vijojë rrugëtimin e tij edhe në vitet pasardhëse.
Qytetarët e  Elbasanit u shprehën se ishin të kënaqur, sidomos ata që ekspozojnë librat në stendë.

Ata vlerësojnë faktin se qytetit të dijes dhe kulturës siç është Elbasani i shkon mjaft mirë një aktivitet i tillë.
Panairi i librit do të qëndrojë i hapur përgjatë 5 ditëve.
Për të joshur qytetarët shtëpitë botuese janë paraqitur jo vetëm me titujt e tyre me të mirë, por kanë kryer edhe ulje.

a.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi