Policia e Elbasanit ka arritur të parandalojë këtë të mërkurë përshkallëzimin e një konflikti mes dy të rinjve.

Në pranga është vënë Odise Aliaj, 30 vjeç,  banues  në  Elbasan, i cili sipas uniformave blu pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë një 26-vjeçar me inicialet F.B po nga Elbasani.

30-vjeçarit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një pushkë sportive, ndërsa Prokuroria e Elbasanit do të kryejë hetimet për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi  dhe mbajtja pa leje e armëve  të gjuetisë dhe sportive”.


Redaksia Online
u.s/Shqiptarja.com