Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të Gëzim Gjoshi 36 vjeç banues në Elbasan. Ai u arrestua nga efektivat e policisë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me thikë, 34-vjecarin me inicialet K.SH banues në Elbasan. Ndërhyrja në kohë e policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit. Nga veprimet e para hetimore në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë.
/Shqiptarja.com










