Ekskluzive/I maskuar e me bidon benzine në dorë, ja si i vihet flaka automjetit në Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen "Qemal Stafa" në Elbasan, orët e para të mëngjesit të kësaj diele. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një person i ve zjarrin makinës. Siç duket edhe nga pamjet ekskluzive të siguruara nga Report Tv, gjithçka ndodh në pak sekonda, kur një person i veshur me xhaketë dhe me kapele në kokë, i afrohet automjetit, i hedh benzinë dhe më pas i ve flakën. Pasi automjeti përfshihet nga flakët autori largohet me vrap. 



Makina e djegur, e pedagogut Arben Haxhiymeri

Kjo është hera e dytë që pedagogut të Elbasanit i djegin automjetin. Edhe në gusht 2017 makinës së tij iu vu flaka nga persona të paidentifikuar përpara shtëpisë. Gjithashtu, ai është kërcënuar se nëse blinte automjet tjetër sërish do t'ia digjnin.

Arben Haxhiymeri, pedagog në Universitetin e "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit


Njoftimi i Policisë:

Elbasan

Më datë 29.04.2018, rreth orës 00:30, në lagjen "Qemal Stafa" Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz” me targë AA 484FG, në pronësi të shtetasit A H, 62 vjeç.

Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij, ku si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht, pasi zjarrfiksja dhe policia kanë mbërritur në kohë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku paraprakisht dyshohet zjarrvenie e qëllimshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?