Elbasan, përkujtohet 50-vjetori
i themelimit të Spitalit Psikiatrik

Elbasan, përkujtohet 50-vjetori<br />i themelimit të Spitalit Psikiatrik
ELBASAN - Në kuadër të ditës ndërkombëtare te shëndetit mendor në spitalin psikiatrik të Elbasanit janë zhvilluar një sërë aktivitetesh, që kishin në fokus vlerësimin e figurave që kanë dhënë kontribut në këtë institucion. Sakaq kjo dite përkoi edhe me 50-vjetorin e themelimit të këtij spitali.
 
Dikur ishte një zonë e ndaluar me pamje të zymtë, sot është një qendër rehabilitimi për të sëmurët me probleme mendore. Historia e spitalit psikiatrik “Sadik Dinci” në Elbasan ka nisur 50 vjet më parë me ndërtimin e godinës aktuale duke pasur një staf mjekësh dhe infermierësh të specializuar.

Periudha e komunizmit ka qenë ndoshta edhe më e vështira pasi stafit i është dashur të trajtojë jo vetëm të sëmurë por edhe të dënuar për agjitacion propagandë.
Një prej infermiereve më të vjetra, Mefa Bakalli tregon rastin e një fotografi që ishte dënuar pse bënte fotografi me ngjyra.

Spitali psikiatrik "Sadik Dinci" në Elbasan, me 210 shtretër, ka marrë emrin e mjekut të njohur psikiatër të qytetit të Elbasanit që ka shërbyer për shumë vite aty.

Në ditën ndërkombëtare të shëndetit Mendor ishte menduar një ceremoni brenda ambienteve të spitalit me të ftuar nga personeli i vjetër mjekësor i këtij spitali që ka shërbyer për shumë vite pacientëve me probleme duke parë edhe ndryshimet që janë bërë së fundi në mjediset e brendshme.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024