I arrestuari ishte duke drejtuar automjetin e tij "Benz" në aksin rrugor Elbasan- Librazhd në fshatin Labinot Fushë, kur përplasi këmbësorin 82 vjeçar I.T., banues në fshatin Labinot Fushë.
Policia mbërriti në vendngjarje duke arrestuar Rexhep Shytin, ndërsa i aksidentuari u dërgua në spitalin Kirurgjik të Elbasanit, ku ndodhet edhe aktualisht, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor" parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
d.gj/ Shqiptarja.com