Elbasan, plagosen dy kalimtarë
nga konflikti mes dy të rinjve

Elbasan, plagosen dy kalimtarë<br />nga konflikti mes dy të rinjve
ELBASAN - Dy kalimtarë të rastësishëm janë plagosur si pasojë e një konflikti mes dy djemsh në qytetin e Elbasan. Ngjarja ndodhi dje pasdite, pranë markatës qëndrore, tek parkimi i stacionit të autobusave, kur dy të rinj kanë nxjerrë armët dhe njëri prej tyre ka qëlluar në drejtim të tjetrit. Por, plumbat kanë kapur dy persona të rastësishëm që ndodheshin pranë vendit të sherrit, duke kaluar në rrugë.

Sipas policisë lokale një grua 55-vjeçe është plagosur në krahëror dhe ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa i riu tjetër, Ermir Kurumi, 28 vjeç, edhe ky i plagosur aksidentalisht, është nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, në gjendje të rëndë, pasi plumbi i ka përshkruar gojën.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim 22-vjeçarin Florian Lamçe si autor të ngjarjes, Ky i fundit, i skeduar nga policia si person me precedentë penal, 5 vjet më parë ka qenë i akuzuar për një tjetër plagosje.

Nga plumbat qorrë dhe të rastësishëm u vranë aksidentalisht tre persona në Vlorë ditën e diel, pas konfliktit mes dy grupe të rinjësh për një femër.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës

OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës