Pas informacioneve në rrugë operative, policia u vu në ndjekje të furgonit me targë FR 5776 D. Efektivët nuk kanë mundur të arrestojnë drejtuesit e automjetit, pasi ka përfituar nga arrësira ai ka arritur të largohet duke fshehur në një zonë të pyllëzuar.
Grupi hetimor ka konstatuar se në brendësi të furgonit kishte 3 000 kubikë të kultivuar me bimë narkotike kanabis sativa, të cilat së bashku me automjetin dhe prova të tjera u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet e kryera, rezultoi se ky mjet ishte i vjedhur në qytetin e Fierit në shtator të vitit 2014. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit .


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
