ELBASAN - Policia arrestoi sot gruan e cila një ditë më parë vrau me një plumb në kokë burrin e saj në fshatin Xibrakë të komunës Labinot Fushë në Elbasan.Policia tha se 60-vjeçarja e ka pranuar autorësinë dhe tha se krimin e ka kryer për motive xhelozie.
Policia e Elbasanit ka konfirmuar se autorja e vrasjes se 65-vjeçarit Faik Poka, kryeplakun e fshatit Xibrakë të komunës Labinot Fushë në Elbasan është gruaja e tij Fatmira Poka 60 vjeç. Në një konferencë për shtyp, policia tha se e shoqja ka pranuar krimin ekzekutuar burrin e saj me një plumb në kokë me armë gjahu të cilën ata e mbanin në shtëpi.
Policia tha se krimi në familje ka pasur si motiv xhelozinë në çift, ndërsa gruaja kurohej nga depresioni.
Banorët e zonës treguan për mediat se viktima nuk njihej si person problematik dhe jetonte vetëm me bashkëshorten, pasi 5 fëmijët e tyre jetonin në emigracion. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të ngjarjes.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com