Policia ka vënë në pranga një 43-vjeçar me iniciale S.B.,  i cili pas një konflikti me shtetasin A.M.,  57 vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Beqir Dardha" në  Elbasan. Qytetarë të pranishëm në zonën ku ka ndodhur konflikti kanë njoftuar policinë e cila ka shkuar në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e tij.

Policia njofton se grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.