/ATSH-Miranda Sadiku /.- Kandidati i PD për bashkinë Elbasan, Ardjan Turku, ka zhvilluar disa takime me banorë të fshatrave Letan, Balëz dhe Karakullak, pjesë e komunës së Bradasheshit, të cilët me ndarjen e re territoriale do t'i bashkohen bashkisë së Elbasanit.
Banorët e fshatit Letan, ku ndodhet nje gurore, banorët i kanë kërkuar kandidatit Turku që në rast se zgjidhet kryetar të zgjidhë problemin që ata kanë me firmën e gurores, për vendosjen e kufirit të pronave. Nga ana e tij, Turku i ka premtuar banorëve zgjidhjen e kësaj çështeje menjëherë me nisjen e detyrës në krye të bashkisë së Elbasanit.
Ndërkohë, në takimin e zhvilluar me banorë të fshatit Balëz, Turku i është përgjigjur interesimit të banorëve në lidhje me situatën financiare të bashkisë së Elbasanit, duke u thene atyre se e vërteta është që aktualisht sot bashkia e qytetit,ka miliarda lekë borxhe që duhet t'i shlyejë. Ndalesa e fundit e kandidatit Ardjan Turku ka qenë fshati Karakullak, ku ka premtuar impenjimin maksimal për zgjidhjen e problemit të këtij komuniteti dhe të gjithë zonave të tjera rurale të Elbasanit.
/Shqiptarja.com