ELBASAN - Kandidati i djathë për bashkinë e Elbasanit, Ardjan Turku është ndalur ditën e sotme në një takim me banorët e fshatit Kryezjarr të komunës së Shirgjanit dhe në lagjen” 5 Maji” në zonën e Teqes në qytetin e Elbasanit.
Në bashkëbisedimin e tij me banorët e këtyre zonave Turku dëgjoi shumë problematika të cilat ato i hasnin çdo ditë duke filluar që nga infrastruktura e deri tek shitja e prodhimeve bujqësore.
Duke u ndalur në problemin e vaditjes së tokave, Turku është shprehur se “ sapo të marr drejtimin e bashkisë së Elbasanit do të zgjidh situatën e krijuar në kanalet që furnizojnë me ujë këtë territor”.
Më pas Ardjan Turku është ndalur në lagjen “5 Maji”, në zonën e Teqes, pjesë e Bashkisë aktuale të Elbasanit. Në takime të zhvilluara me tregtarë dhe banorë të zonës, ai është gjendur përballë një zgënjim të madh të të gjithë qytetarëve, për sitautën e krijuar.
Teksa ta parë nga afër infrastrukturën e munguar në këtë zonë, Turku është shprehur se kjo situatë do të marë fund sapo ai të marë drejtimin e bashkisë më 21 qershorë.
“Kjo situatë duhet dhe do të marrë fund, pasi këta banorë po jetojnë në kushte tepër të vështira. Nuk mund të pajtohem me këtë situatë të kësaj lagjeje, pasi Bashkia aktuale ka pasur në dispozicion 75 miliardë lekë përgjatë 8 viteve dhe të mos investosh qoftë edhe 1 milion lekë të reja për këtë zonë, do të thotë ti kesh braktisur këta banorë”, tha Turku
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com