Elbasan/ Vodhi 115 kilogramë bakër në uzinën mekanike që administronte dhe bëri denoncim të rremë në Polici, arrestohet 41 vjeçari

Elbasan/ Vodhi 115 kilogramë bakër në uzinën mekanike që administronte dhe bëri denoncim të rremë në Polici, arrestohet 41 vjeçari

Foto ilustruese

Elbasan- Një 41 vjeçar nga Elbasani është vendosur në pranga pasi vodhi 115 kilogram bakër në uzinën mekanike në Bradashesh, ku dhe punonte si administrator i këtij vendi.

Për të fshehur të vërtetën ai bëri denoncim të rremë në Polici se disa njerëz të paidentifikuar kishin kryer vjedhjen në kabinën elektrike.

Mirëpo pas hetimeve të kryera blutë arritën të zbulojnë se hajduti ishte vetë 41 vjeçari, i cili e kishte shitur bakrin në një subjekt për grumbullimin e metaleve.

"Menjëherë pas njoftimit nga administratori i një uzine mekanike në Bradashesh, se në kabinën elektrike të këtij subjekti, ishte vjedhur një sasi bakri, Komisariati i Policisë Elbasan kreu të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të rastit. Nga hetimet dyshohet se autor i vjedhjes së sasisë së bakrit është administratori i uzinës, shtetasi A. R., 41 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka telefonuar Policinë, për të njoftuar për vjedhjen nga shtetas të paidentifikuar, me qëllim fshehjen e të vërtetës" informoi sot policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 115 kilogramë bakër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?