ELBASAN- Seanca e parë gjyqësore për Arbër Paplekajn, nën akuzë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ka dështuar në Gjykatën e Elbasanit. Avokati Mirash Martini tha seanca u shty për shkak se gjykata nuk kishte njoftuar Emiljano Prengën, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e 21 Prillit 2021.
“U shty s’kishte një njoftim njëri nga viktimat. Po Paplekaj ishte në seanca? Jo!”- u shpreh avokati Marash Martini për Repor Tv.
Ndërsa Rezarta Tahiraj, avokatja që përfaqëson familjarët e viktimës Pjerin Xhuvani dhe dhëndrit të tij që mbeti i plagosur, Eltion Badinaku bëri të ditur kërkesat si palë civile në proces. Seanca e radhës do të mbahet më datë 2 dhjetor, me gjyqtare Matilda Fetahun.
Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazmend Bardhi.
Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.
Roli i Albert Nushi dhe Nikollaq Palla në vrasjen e Pjerin Xhuvanit
Albert Nushi dhe Nikollaq Palla kanë qenë të parët që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, atëherë kur kishte nisur konflikti verbal mes Strukturës së Armatosur të PD-së dhe Pjerin Xhuvanit. Kjo strukturë pretendonte se Xhuvani po blinte votat në favor të PS-së, prandaj kishin njoftuar policinë. Më pas, përplasja me armë nisi në sy të Nushit dhe Pallës. Në dëshminë e publikuar më herët në media, ato kanë dhënë sqarime se si nisi konflikti i armatosur.
Kush është Albert Nushi, ish zv.drejtori i Policisë së Elbasanit, i përfshirë edhe në dosjen ‘Babale’
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes deklaruan aso kohe se Albert Nushi, si edhe disa vartës të tij, u larguan me vrap, sapo ndërmjet palëve në konflikt nisi debati, i cili përfundoi me përdorimin e armëve. Raportohet se një nga grupet në momentin kur ndodhi përplasja me armë, i kanë vënë fillimisht pistoletën në kokë nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit për Rendin, Nikollaq Palla. Ky informacion i publikuar nga mediat ende nuk ka një konfirmim. Sipas mediave këtë veprim e kanë parë të gjithë policët që ishin prezent në ngjarje dhe asnjëri nga policët nuk ka reaguar. Edhe në dëshminë e tij Nikollaq Palla nuk e ka treguar këtë fakt dhe akuzohet për deklarim të rremë dhe shpërdorim detyre. Ndërkohë, Nushi ka rezultuar edhe në dosjen Babale. Ai ka deklaruar para trupit gjykues se njohja e tij me Fredi Alizotin vinte për shkak të detyrës, dhe se ai i kishte rrëfyer se ka interpretuar zërin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Geron apo Agron Xhafës në përgjimet e dosjes 'Babalja'. Ai është shprehur se me Alizotin nuk ka komunikuar më shumë se 3 herë përmes telefonit.
Seanca u shty sepse /gjykate zeza/ kishte harruar te therriste deshmimtarin,po keshtu dhe i akuzuari mungonte,seanca u shty per ne Dhjetor.Uroj qe ministria qe do qe te beje reforme gjyqesore e kerkon te rruaje e qethe gjykatat e qyteteve e rajoneve te ndryshme,t'i pelcase syte e t'a lexoje kete shkrim e te shikoje si shperdorohen parate e taksapaguesve e fatkeqeve qe u duhet te kalojne kohen sallave te gjyqeve,per te mos folur per kohen e humbur e shpenzime te tjera.
Përgjigju