TIRANE- Ndërsa 25 nëntori, festohet prej vitesh si dita e shpalljes së pavarësisë së Elbasanit, faktet historike dëshmojnë të kundërtën. Pavarësia e këtij qyteti është shpallur në të njëjtën ditë me Vlorën pra me 28 nëntor 1912. Por, pse atëherë dy dokumente dalë nga arkivat e Beogradit përmendin datën 25 nëntor? Si qëndron e vërteta e kësaj ngjarjeje historike jo vetëm për Elbasanin por për të gjithë Shqipërinë? Studiuesja Majlinda Peza, sjell në prag të këtij përvjetori, përmes kësaj interviste një varg shpjegimesh dhe faktesh historike që dëshmojnë se 25 nëntori nuk është data e saktë e Shpalljes së Pavarisë së këtij qyteti, dhe s’mund të festohet si e tillë. Pasi, flamuri nuk është ngritur ndonjëherë në këtë datë në nëntor të vitit 1912 dhe s’mund të ketë pavarësi pa flamur…
/Shqiptarja.com

pavarësinë në datën 25 nëntor"">










