Dukej si e pamundur, por është e vërtet. Ditë më parë u publikua lajmi i ndarjes së njerit prej çifteve më jetëgjatë, këngetarit Redon Makashi dhe gazetares Elda Koçi.Arsyeja e ndarjes ishte lidhja e re që kishte krijuar këngëtari me një vajzë tjetër. Por gazetarja Elda Koçi e ka sqaruar këtë fakt në facebook-un e saj duke pohuar se, “ është shumë e vërtet ndarja. Këtë e kam deklaruar vet, por s’kam thënë asnjë lloj arsye pse jam ndarë dhe se cili ishte shkaku. Këtë e dimë vetëm ne të dy. Prandaj nuk ekziston një e tretë apo një i tretë në ndarjen tonë, sepse për këtë arsye nuk do ishim ndarë tani”, është shprehur ajo.