Elektrizohet Kalaja e Rozafës! Za Fest rizgjon kulturën në Shkodër

Nga oborri i muzeut të Shkodrës në natën e parë, “Za Fest” është zhvendosur në Kalanë e Shkodrës, nën një atmosferë magjike për të gjithë të pranishmit.

Kalaja e mbushur, me pjesëmarrës nga i gjithë rajoni i ka dhënë jetë edhe natës së dytë të festivalit ku kanë performuar artistë të njohur. Kulmoi me performancën e Ylli Limani.

Ka nga ato pjesëmarrës që e shijojnë për herë të parë, ndërkohë që për të pranishmit atmosfera është elektrizuese.

“Shumë bukur, ia vlen shumë të vish, rininë e kisha shtyrë që të vinte e të mësonte më shumë për evente të tilla” thotë një e re.

“Jemi duke u kënaqur, është shumë bukur, ia vlen të vish” thotë një tjetër qytetare.

Për organizatorin e këtij festivali Vlashent Sata, synimi është për të kthyer Shkodrën në kryeqendër të festës dhe rizgjimi i kulturës.

“Jam shumë i kënaqur sepse qëllimi ynë është t’i japim vlerë qytetit, kulturës, me një përkushtim në veri si djepi i kulturës. Gjithë ideja është si të mund të rizbulojmë veten. Kështu do jemi edhe ndaj kulturave të tjera. Za Fest ka qëllimin për të rizgjuar kulturën”, tha Sata.

Premton shumë surpriza edhe për natën e tretë të festivalit.

“Nesër do zbulojmë një muzikë ekstrem moderne”, theksoi Sata.

Për 3 netë me radha Shkodra është kryefjalë e festës me “Za Fest” i cili vjen në edicionin e 8-të të tij, duke u kthyer në traditë dhe një lidhje e pandarë me Shkodrën.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Presidenti Vllaznise: 20/07/2024 13:46

    Si president I Vllaznise njoftoj te gjithe pjesemarresit ne Za Fest, se shes 1 gote uje 1.000 L (te vjetra), sikurse ua shita tifozeve ne stadium ne temperature gati 40 grade. Kjo vetem per tu ardhe ne ndihme pjesemarresve, dhe kurrsesi ngaqe jam I babzitun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

U arrestua 9 ditë më parë si autor i një atentati në Don Bosko, vdes në burgun e Fushë-Krujës Andrea Bregasi! 33-vjeçari pësoi arrest kardiak

U arrestua 9 ditë më parë si autor i një atentati në Don Bosko, vdes në burgun e Fushë-Krujës Andrea Bregasi! 33-vjeçari pësoi arrest kardiak