Elektromagnetizmi mund të
shkaktojë çrregullime biologjike

Elektromagnetizmi mund të<br />shkaktojë çrregullime biologjike
Për herë të parë, një studim mbi minjtë, arriti në përfundimin se radiofrekuanencat shkaktojnë çrregullime biologjike. Gjumi, rregullimi termik dhe tretja pësojnë çrregullime.

Hulumtimi është kryer nga Instituti Francez kombëtar i rrezikut të ambjentit nga industrializimi (Ineris) me universitetin e Picardie “Jules Verne” dhe është publikuar në ”Environnement Science and Pollution Research”.

Niveli i ekspozimit, ndaj të cilit i janë nënshtruar minjtë, korrespondon me atë të gjetur në afërsi të një antenë. Trembëdhjetë minjtë janë ekspozuar vazhdimisht për gjashtë javë në valët me një frekuencë prej 900 MHz dhe me një intensitet prej 1 volt për metër. Nivele këto shumë më të dobëta se sa ato ligjore.

Rezultatet e arritura në këto kafshë janë krahasuar me ato të një grupi kampion prej njëmbëdhjetë minjsh. Studiuesit zbuluan se minjtë që ishin ekspozuar ndaj valëve elektromagnetike kanë pësuar ndryshime në ritmin e metabolizmit dhe në ritmin e qarkullimit.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Dhunuan fizikisht një person dhe i dëmtuan makinën, në pranga 28-vjeçari, në kërkim xhaxhai i tij

Vlorë/ Dhunuan fizikisht një person dhe i dëmtuan makinën, në pranga 28-vjeçari, në kërkim xhaxhai i tij