Trajneri i ekipit kombëtar Gani De Biazi ka shpallur listën e futbollistëve për dy ndeshjet zyrtare me Qipron dhe Zvicrën për kualifikueset e botërorit 2014 në Brazil. Risia në listën me 24 futbollistët e grumbulluar janë dy futbollistët e rinj Blerim Kukeli dhe Alban Meha të cilët grumbullohen për herë të parë me kombëtaren shqiptare të futbollit. Burim Kukeli është mesfushor i Zyrihut në Superligën e Zvicrës dhe luan në të njëjtën ekip me Jahmir Hykën. 28 vjeçari është pasi ka marrë miratimin e trajnerit De Biazi është paisur menjëherë me pasaportë shqiptare. Kosovari i lindur në Gjakovë ka spikatur me lojën e tij me ekipin e Zyrihut duke bindur De Biazin.

Ndërsa Alban Meha, luan me ekipin e Paderborn-it në Bundesligën 2.
26 vjeçari Meha shihet si zëvendësuesi ideal i Ervin Skelës, pasi njihet për goditjet standarte dhe tiparet organizative. Nga kampionati shqiptar tekniku italian ka grumbulluar pesë futbollistë, të cilët janë: Sabien Lilaj, Orges Shehi, Renato Arapi, France Veliu dhe Gilman Likën. Ndërsa ka lënë jashtë për arsye dëmtimi Elis Bakajn. Përballë ekipit të Qipros shqipëria do të luajë më 7 shtator në stadiumin “Qemal Stafa: ndërsa më 11 shtator në Lucernë përballë Zvicrës.

Lojtaret e Ekipit Kombetar

Nr Emri Mbiemri Datelindja Skuadra
1 Samir Ujkani 05.07.1988 Palermo
2 Etrit Berisha 10.03.1989 Kalmar
3 Orges Shehi 20.09.1977 SK Skenderbeu
4 Lorik Cana 27.07.1983 SS Lazio
5 Armend Dallku 16.06.1983 Vorskla Poltava
6 Tefik Osmani 25.02.1985 KF Vllaznia
7 Andi Lila 12.02.1986 PAS Jannina
8 Mergim Mavraj 09.06.1986 Sppg Greuther Furth
9 Renato Arapi 28.08.1986 SK Skenderbeu
10 Sabien Lilaj 10.02.1989 SK Skenderbeu
11 Franc Veliu 11.11.1988 KF Flamurtari
12 Jahmir Hyka 08.03.1988 Luzern
13 Emiljano Vila 12.03.1988 PAS Jannina
14 Burim Kukeli 16.01.1984 FC Zurich
15 Ansi Agolli 11.10.1982 Qaraback
16 Alban Meha 26.04.1986 Paderborn 07
17 Gilman Lika 13.01.1987 KF Tirana
18 Ervin Bulku 03.03.1981 Sepahan
19 Armando Sadiku 27.05.1991 Lugano
20 Odise Roshi 22.05.1991 FSV Frankfurt
21 Hamdi Salihi 19.01.1984 DC United
22 Edgar Çani 22.07.1989
23 Erjon Bodgani 14.04.1977 Siena
24 Ahmed Januzi 08.07.1988 Vorskla Poltava


(d.b/shqiptarja.com)