Argjentina nuk bëri një paraqitje të mirë në Kupën e Botës në Rusi. Të shumta kanë qenë reagimet e lojtarëve dhe analistëve sportiv.

I fundit që ka thyer heshtjen ka qenë ylli i Juventusit i cili luajti shumë pak Paulo Dibala.

Kjo ishte pjesëmarrja ime e parë në një Kupë Botë, një emocion i madh dhe një keqardhje nga ajo që ne të gjithë prisnim. Gjithsesi, dua të falënderoj të gjithë ata që na kanë ndjekur dhe mbështetur që nga momenti i parë e deri në fund. Ata që na kanë përkrahur nga shtëpia, sheshet, shkolla apo vendet e punës. Para Argjentina!

Paulo Dibala, futbollist i Kombëtares argjentinase