Elena e vogël u godit nga nëna e saj përbindësh 11 herë me thikë! Detajet shokuese të autopsisë: Ajo nuk vdiq menjëherë

Elena e vogël u godit nga nëna e saj përbindësh 11 herë me thikë! Detajet shokuese të autopsisë: Ajo nuk vdiq menjëherë

Elena Del Pozzo dhe e ëma

Vogëlushja Elena Del Pozzo nuk vdiq menjëherë. Për ta vrarë, nëna e saj e goditi të paktën njëmbëdhjetë herë dhe me një thikë kuzhine, e cila ende nuk është gjetur. Vetëm një goditje rezultoi fatale sepse preu enët e arteries subklaviane.

Këto janë, detajet e fundit të bërë të ditura nga mediat italiane të cilat i referohen Prokurorisë atje, që ka bërë të ditur rezultatet e para të autopsisë së kryer dje.  Nga rezultatet e autopsisë dolën detaje që sqaruan më mirë kohën e krimit. Vdekja e fëmijës do të kishte ndodhur më shumë se një orë pas vaktit që fëmija kishte ngrënë në shkollë rreth orës 13. Nëna gjatë marrjes në pyetje konfirmoi se kishte vrarë vajzën e saj Elenën, 5 vjeçe, e vetme dhe në vendin ku u gjet trupi i fëmijës, në një fushë. 

5-vjeçarja u vra në shtëpi nga nëna e saj me thikë kuzhine me 15 qershor. Ka qenë presioni i hetuesve që e bënë nënën e saj Martina Patti të tregonte se ka qenë ajo autorja e krimit makabër. E reja ka rrëfyer para karabinierëve dhe prokurorëve se kishte vrarë vajzën e saj pasi ishte xheloze se vajza ishte e afërt me partneren e ish-bashkëshortit, më pas ajo inskenoi rrëmbimin për të mbuluar vrasjen.

Elena u gjet e varrosur  disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin dhe babanë e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus