Elena ndihet e lënë pas dore,
bën xheloz Viganin

Elena ndihet e lënë pas dore,<br />bën xheloz Viganin
Dy nga banorët që kanë krijuar një lidhje mjaft të ngushtë me njëri-tjetrin dhe shpenzojnë kohë duke ndenjur bashkë janë Elena dhe djali nga Kosova, Vigani.

Elena është munduar ta bëjë xheloz atë duke i hedhur disa fjalë me nënkuptime, në momentin që Vigani ka shkuar në dhomë për të fjetur.

Elena fillon ta ngacmojë Viganin, duke i thënë që të shkojë tek Rikja, me të cilën ishte duke ndenjur deri tani dhe ndërkohë e pyet se për kë e kishte fjalën ajo kur përmendi fjalën nuse.

Por Vigani i thotë Elenës se nuk meret me provokimet që bën Rikja.

Ata kanë diskutuar për disa minuta me njëri-tjetrin duke hedhur ngacmime.

Më pas Elena mundohet ta bëjë xheloz, duke i thënë se në shtëpi do të hyjnë banorë të rinj, të cilët do të jenë meshkuj.

“Le të vijnë, unë s’bëhem aspak xheloz”, ia kthen Vigani dhe të dy vazhdojnë të shkëmbejnë batuta e kunja, ku herë pas here ndërhyn edhe Joana, duke i mbajtur krahun Elenës.

Rikja, e cila është dhe banora më e re në shtëpi ka krijuar mjaft turbullira në mes banorëve të vjetër.

Ajo që ka antipati ndaj Rikes është dhe Joana, e cila thotë se nuk ia dëgjon dot zërin.

Për më tepër Jonana është ndjerë keq pasi Anaidi nuk ka pranuar të bëjë dush me të, pasi ka qenë duke biseduar me Riken.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen