Eleni Laperi: Ju rrëfej biografinë 
origjinale të Rose Wilder Lane

Eleni Laperi: Ju rrëfej biografinë <br />origjinale të Rose Wilder Lane
TIRANE - Prej shumë vitesh nuk është shkruar një biografi e plotë për vitet e Rose Wilder Lane (Roz Uajlldër Llejn) në Shqipëri, edhe pse sipas biografit W.Holtz: “Shqipëria la shenjë përgjithnjë në jetën e veprën e saj”. Këtë zbrazëti e plotëson studiuesja Eleni Laperi me librin biografik “Rose Wilder Lane dhe shqiptarët” që sapo ka dalë nga shtypi. Pas kërkimeve disavjeçare plot pasion dhe përkushtim, Eleni Laperi e ka ndjerë se: “Lane meriton të njihet e të respektohet nga shqiptarët për përpjekjet që bëri me anë të artikujve e librave të saj, duke i treguar publikut amerikan dhe atij ndërkombëtar se një vend e një popull i vogël nuk sjell më pak vlera se të tjerët në historinë dhe kulturën botërore, kur mbart, nga kohë që nuk mbahen mend deri në ditët tona, një gjuhë e një kulturë ndryshe.

” Libri “Rose Wilder Lane dhe shqiptarët” është një përmbledhje artikujsh, tregimesh, letra e shënime biografike të shkrimtares, gazetares dhe politologes amerikane Rose Wilder Lane (1886-1968). Përgatitja e këtij libri është bazuar kryesisht mbi dokumente të viteve 1921-1928, kohë që ajo jetoi në Shqipëri. Artikujt, tregimet, shënimet dhe pjesa nga korrespondenca e saj me miqtë në Shqipëri e në ShBA, janë të panjohura e të pabotuara më parë në shqip.

eleni liperi

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje