Elhaida Dani ka publikuar
sot albumin e saj të parë

Elhaida Dani ka publikuar<br />sot albumin e saj të parë
ITALI- Titullohet “Elhaida Dani”, një prodhim i “Universal Music Italia”, i cili do të hidhet në treg sot. Albumi përmban 7 këngë, mes të cilave edhe dy krijime të reja, njërën që tashmë e njohim, “When love calls your name” (“Kur dashuria thërret emrin tënd”), me tekst dhe muzikë të Riccardo Cocciantes dhe një tjetër në gjuhën italiane, “Baciami e basta” (“Vetëm më puth”), shkruar nga Francesco Silvestre i grupit “Modà”.
 
Të tjera këngë janë ato me të cilat ajo arriti të bindë gjithë teleshikuesit që ta votojnë e ta shpallin fituese. Një ndër to është “Mamma knows best”, interpretimi i së cilës në audicionet e fshehta bëri që të ktheheshin të katër partnerët e “The Voice of Italy” dhe “Adagio”, një këngë e Lara Fabian.
 
Albumi është pjesë e kontratës që këngëtarja shqiptare ka lidhur me “Universal”. Kjo kontratë ishte edhe çmimi si fituese e “The Voice of Italy”.
 
Gjatë ditëve në vijim do të organizohen disa takime të Elhaidës me adhuruesit e saj, të cilët do të kenë mundësi të rrëmbejnë një autograf apo të dalin në fotografi me yllin e ri të muzikës italiane, shqiptaren Dani.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)