“Dielli ka vdekur, por Elhaida Dani është gjallë!” Kështu nis shkrimi i faqes online WiWiBloog, që i referohet Eurosong-ut. Që nga dita kur video u publikua, emri i Elhaida Danit po bën xhiro në të gjithë Europën. Kënga “I’m alive” është duke u duartrokitur dhe duke rritur shikueshmërinë dhe pëlqimet.
Këtë herë Dani nuk po mposht vetëm shtetet fqinje, por është duke kryesuar edhe ndaj fuqive të mëdha. Videoklipi i këngës është konsideruar si një ndër më të realizuarit dhe shanset janë shumë të mira për më lart. Sipas WiWiBloog, këngëtarja është votuar nga audienca e Eurovizionit, duke u renditur në pesëshen më të mirë të këtij kompeticioni:
“Vetëm dy ditë pas publikimit të videos së këngës “I’m alive”, kënga ka arritur të grumbullojë rreth 541,696 shikime dhe 10.000 pëlqime. Që prej pjesëmarrjes së saj të parë, Shqipëria i ka rritur pretendimet dhe shanset për Eurovizionin dhe, pse jo, tani është edhe favorite për të fituar gjysmëfinalen. Ky është një hap i madh”,- shkruhet në WiwiBloog. Kënga “I’m alive”, aktualisht është në Top 5 e këngëve më të klikuara të Eurovisionit.
Ja lista e 5 këngëve më të para:
ANGLIA – Electro Velvet – Still in Love – 855.403 shikime
RUSIA – Polina Gagarina – A Million Voices – 671.481 shikime
SHQIPËRIA – Elhaida Dani – I’m Alive – 541,696 shikime
ARMENIA – Genealogy – Face The Shadoë – 518.038 shikime
BELGJIKA – Loïc Nottet – Rhythm Inside – 189.789 shikime
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com