Elhaida Dani në A1 Report:
“Së shpejti me koncert në Tiranë” 

Elhaida Dani në A1 Report:<br />“Së shpejti me koncert në Tiranë” 
Këngëtarja shkodrane Elhaida Dani vjen në një rrëfim për televizionin A1 Report. E gjendur në Tiranë për shkak të disa projekteve muzikore dhe të një koncerti të mundshëm në Tiranë, Dani ka ndarë për mikrofonin tonë aktivitetet e periudhës së verës, emocionet dhe ndryshimet pas fitores të një kompeticioni si “The Voice of Italy”, por edhe planet për të ardhmen. Në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli”, Dani ka ndarë edhe emocionet e një vere mjaft të vrullshme.



(Këngëtarja Elhaida Dani gjatë intervistës për emisionin "Rreze Dielli" në televizionin "A1 Report")

“Këtë javë ja kam dedikuar Shqipërisë që të takoj miq të mi artistë për projekte të reja ndoshta për një koncert dhe ky është ekskluzivitet për ju, pra për një koncert të mundshëm të madh në Tiranë dhe gjithashtu për këngë të reja projekte të reja. Dua t’i takoj të gjithë si dhe të mendojmë diçka për të ardhmen”,- është shprehur Elhaida për A1 Report.



(Këngëtarja me origjinë shkodrane fituese e "The Voice of Italy", Elhaida Dani)

Ndonëse do të qëndroj vetëm pak ditë në Tiranë , këngëtarja Dani është shprehur entuziaste për risitë dhe produksionet e reja muzikore që pritet të vijnë nga ajo në kohët në vijim. Intervistën e plotë me Elhaidën do të mund t’a ndiqni ditën e mërkurë në orën 11 e 10 në emisionin “Rreze Dielli” në televizionin A1 Report.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

3/2
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi