Një grup studentësh janë mbledhur para universitetit të Korcës, ku përmes pankartave dhe thirrjeve po përcjellin mesazhet e tyre në mbështetje të protestës studentore në Tiranë.

“Duam një të ardhme më të sigurt” dhe “Studentët bashkohen, shteti rrëzohet” janë disa nga sloganet që dëgjohen nga të rinjtë.

Studentët shprehin solidaritetin me bashkëmoshatarët e tyre në kryeqyteti që po protestojnë prej 11 ditësh.