Elhaida që në paraqitjen e saj të parë bëri një hap të madh, duke marë aprovimin e të katër anëtarëve të jurisë për të vazhduar më tej.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme ajo dëshmoi sërish se është një këngëtare e zonja me një zë të fuqishëm.
19 vjeçarja arriti të fitojë dhe një betejë tjetër pas performancave "Live", duke kaluar në turin e ardhshëm.
Ajo u pëlqye shumë për performancën dhe për interpretimin e këngës duke mbledhur votat e publikut për të vazhduar më tej garën.
Edhe pse 19 vjeçe, Elhaida është një këngëtare e formuar, me një zë potent dhe mjaft e pëlqyer nga publiku, ajo shkëlqeu me interpretimin e saj të këngës "All by mysef".
Ajo u vlerësua jo vetëm nga juria e këtij spektakli por dhe nga adhuruesit në rrjetet sociale.