Elhaida Dani vazhdon të
kryesojë, befason në Amsterdam

Elhaida Dani vazhdon të<br />kryesojë, befason në Amsterdam
Elhaida Dani ka befasur publikun e Amsterdamit edhe në koncertin “Eurovision in Concert”. Kënga e Danit është mirëpritur mirë ndërsa menjëherë kanë pasur edhe intervistat me të.

Aktualisht kënga e saj “Im alive” është e dyta me klikime nga gjithsej 39 këngët që sivjet marrin pjesë në garën e Eurovizionit. Pas Rusisë që numëron mbi 3 milionë klikime, kënga shqiptare sapo ka grumbulluar 2 milionë klikime.

Wivibloggs që merret me lajmet e Eurosong, më 29 mars kishte bërë thirrje për votim se kush mund të jetë fituese në edicionin e këtij viti të Eurosong. “Prej 29 marsit e deri më sot, ne kemi numëruar 55.739 vota.

Po kryeson Elhaida Dani, këngëtarja nga Shqipëria. Ajo ka grumbulluar 10.564 vota”, ishte shkruar në faqen e Ëivibloggs. Le të shpresojmë që ky votim të shkoj edhe në finalen e Eurovizionit.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin