Elhaida në gjysëmfinalen
e “The Voice Italy”

Elhaida në gjysëmfinalen<br />e “The Voice Italy”
ROME - Elhaida u shpall mbrëmjen e së enjtes gjysmëfinalistja e parë e “The Voice Italy”. Ajo e mahniti jurinë dhe spektatorët me interpretimin dinjitoz të këngës së Lara Fabian “Adagio” , një këngë mjaft e vështirë nga ana teknike të cilën këngëtarja shqiptare e zotëroi në mënyrë të përkryer.

Interpretimi i saj ka emocinuar së tepërmi publikun dhe jurinë, ndërsa ajo përfundoi këngën mes lotëve. Nëse deri më dje Elhaida kishte përkrahjen dhe mbështetjen e jurisë, mbrëmjen e së enjtes ajo ia doli të fitojë edhe zemrat e publikut, të cilët përmes televotimit zgjodhën që Elhaida të ishte gjysmëfinalistja e parë.

Këngëtarja Noemi, anëtare e jurisë, tha se “kjo është një teknikë e lartë në shërbim të një emocioni të madh”, ndërsa Raffaella Carra bëri një paralelizëm të pazakontë, duke iu referuar forcës së vokalit të saj, duke thënë me shaka, se “Elhaida sonte i ka thyer abazhurët me fuqinë e zërit të saj”. Po ashtu i mallëngjyer ishte edhe Ricardo Cocciante i cili e ka Elhaidën në grupin e tij, dhe me ç’duket më të preferuarën.

Komente të shumta në rrjetet sociale prej kohësh e cilësojnë këngëtaren shqiptare si një prej favoriteve për trofeun e “The Voice Italy”, ndërsa interpretimi i të enjtes mbrëma i siguroi asaj një fron të ndritshëm ku Elhaida duket se do të mbretërojë gjatë.


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024