Eli Fara: “Nga Dashuria”,
dueti që goditi muzikën!

Eli Fara: “Nga Dashuria”,<br />dueti që goditi muzikën!
E spikatur për bukurinë e saj femërore në çdo dalje dhe klip, ajo është cilësuar ikona e këngës shqiptare. Kjo është këngëtarja Eli Fara, e cila në një intervistë për “Shqiptarja.com” tregon detajet e bashkëpunimit më të ri me tenorin Kastriot Tusha, një baladaë e ardhur përmes një kombinimi të veçantë. “Nga Dashuria”, është kënga e cila është publikuar një ditë para festës së Shën Valentinit për të gjithë adhuruesit. Muzika është punuar nga Eli Fara dhe tenori Kastriot Tusha, ndërkohë që teksti është shkruar nga këngëtarja Rozana Radi, një bashkëpunim i parë mes tyre, ndërsa video është punuar nga “Max Production”. E veshur me një fustan të kuq mjaft elegant që bie në sy fiziku i saj për tu pasur zili, Eli tregon më poshtë edhe projektet e reja që do ta ndjekin në vazhdim.
 
Kënga “Nga dashuria” e cila u finalizua me një klip të ri i cili erdhi përmes bashkëpunimit me tenorin Kastriot Tusha. Si lindi ideja e këtij bashkëpunimi?

Me këngëtarin Kastriot Tusha nuk është hera e parë që bashkëpunoj. Pas ’90-ës kemi kënduar nëpër evente të ndryshme dhe turne në të gjithë botën për një kohë të gjatë, sidomos në Amerikë. Sigurisht që i dimë vlerat e njëri-tjetrit dhe kemi mbetur miq. Nga bashkëpunimi i fundit për Vit të Ri vendosëm të realizojmë këtë duet frymëzuar nga këngëtarët botëror që bëjnë kombinime të tilla; një tenor klasik me një këngëtare të këngës popullore dhe baladave.
 
Pikërisht këtu doja të ndalesha. Janë të rralla këto lloj kombinime në tregun muzikor shqiptar...?


Në fakt, kishim kohë që e mendonim një duet me tinguj dhe fjalë që buronin nga shpirti. Një ndjesi e pastër që prek shumë shpirtra njerëzor, sidomos për ditën e dashurisë “Shën Valentinin”. Mendoj se ja arritëm, kemi ardhur me duetin që duhej.
 
Cila është fabula e kësaj këngë?


Në bazë të një melodie që na erdhi, pasi e kemi kompozuar vetë këngën “Nga dashuria”, na erdhi një melodi e dhimbshme, intime, romantike. Bashkë me Kastriotin, menduam që tema të ishte ndarje, ndarje të njerëzve që mbeten përjetësisht të dashuruar e cila erdhi përmes një teksti të goditur nga Rozana Radi, një bashkëpunim i parë frytdhënës. Mendoj se janë fjalë të bukura që i përkasin çdo njeriu në jetën e vet, kjo është e rëndësishme.
 
Në këtë klip, shfaqeni mjaft e kuruar, e veshur me një fustan të kuq mjaft elegant që bie në sy fiziku juaj për tu pasur zili?

Pas sezonit të verës nisa të shtoja përkujdesjen ndaj vetes, duke mbajtuar kujdes në të ngrënë por jo dieta ekstreme, thjeshtë kam zgjedhur se çfarë duhet të konsumoj. Plus që, kam filluar edhe një palestër “Body Code” e cilën e  frekuentoj dy herë në javë dhe jam shumë e kënaqur. Besoj se do vazhdoj akoma më shumë me përkujdesje, për të qenë akoma më mirë se tani.
 
Ndryshe nga daljet tuaja të kaluara, këtë herë jeni shfaqur me një look tërheqës. Një kacurrelëse e bërë apo e vërtetë?


Origjinale jam kacurrelëse (qesh). Kjo është e bukura, origjinale jam kacurrelëse dhe shumë miq dhe kolegë më kanë marrë në telefon direkt pas daljes së klipit duke më thënë që ke ndryshuar totalisht me kacurrela. Madje, miqtë që më mbajnë mend në daljet e para në skenë më kanë komplimentuar për këtë ndryshim në klip.
 
Çfarë simbolizon “Shën Valentini” për ju?

Kjo ditë është personale dhe individuale për gjithsecilin! Nuk ka përgjithësime të tipit, duhet apo s’duhet ta festojmë apo si e konceptojmë. Njerëzit festojnë ashtu siç ndjejnë, jo vetëm këtë ditë por edhe ditët e tjera. Për mua, këto datat e caktuara nuk ëhstë se kanë ndonjë gjë të veçantë. Unë dua të di si gdhihem nesër!
 
Cilat do të jenë projektet që do t’iu ndjekin gjatë këtij viti?

Sigurisht që do të punoj për një klip të ri për sezonin e verës. Thjeshtë po zbuloj se do dalim pak jashtë kontekstit baladë, një këngë plot ritëm.  

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin