Eliminimi i Arjan Spahiut, Belgjika zbardh ngjarjen! Burime për Report Tv nga prokuroria Elbasan: Franc Çopja ishte porositësi, ekzekutorët Florenc Meçe e Elvis Murati

TIRANË- Vizita e prokurorëve belg në fund të pranverës së këtij viti në Elbasan, në përpjekje për të zbardhur vrasjen e Arjan Spahiut, ngjarje kjo e 27 nëntorit 2020, rezultoi e suksesshme. Gjashtë muaj më vonë, këtë nëntor, zyrtarisht, Belgjika është e bindur se Franc Çopja nga Elbasani ka porositur eliminimin mafioz dhe Florenc Meçe Alias Gega si dhe Elvis Murati, kanë bërë ekzekutimin. Detajet janë konfirmuar për Report Tv nga burime nga Prokuroria e Elbasanit.

Burimet bëjnë me dije gjithashtu se në një letërporosi nisur autoriteteve shqiptare, prokurorët belg mësohet se kanë kërkuar informacion për tre personat e dyshuar mbi ekzekutimin. Sipas mediave belge, të tre autorët e dyshuar janë arrestuar, Florenc Meçe në Spanjë dhe Elvis Murati në Gjermani, por ai që mediat belge kanë veshur me mister, është arrestimi i mundshëm i Franc Çopjes. Organizatori i dyshuar i vrasjes, prej vitesh ndodhet në Dubai, vend me të cilin Belgjika s’ka marrëveshje ekstradimi. Pas lajmeve për arrestimin e tij disa javë më parë, nuk dihet nëse Çopja e ka rifituar lirinë prej këtij boshllëku ligjor.

Sipas autoriteteve belge, Arjan Spahiu që u qëllua sapo doli nga një lokal në Molenbe, dyshohet të jetë ekzekutuar si pasojë e përplasjeve mes bandave kriminale në vendin tonë, grupi i Erion Alibejt dhe nga ana tjetër vëllezërit Çopja. Krisja e parë mes bandave nisi vite më parë për humbjen e 50 kg kokainë në Britaninë e Madhe dhe dhunimin e një të riu atje, pasi dyshohej se kishte grabitur drogën.

Arjan Spahiu është vëllai i kunatit të Erion Alibejt, ky i fundit u mor edhe në pyetje nga prokurorët belgë në Elbasan dhe akuzoi familjen Çopja për të gjitha të zezat që sipas tij i ishin bërë familjes së tij.  Ndërkohë, po sipas dëshmisë së tij, Arjan Spahiu kishte hulumtuar për vrasjet mes tyre dhe kjo është një nga arsyet që e kanë vrarë.

Erjon Alibejt iu vra vëllai Endriti më 29 dhjetor 2018, bashkë me xhaxhain Arben Dylgjerin dhe turkun Erdal Durunai, ngjarje e mbetur e pazbardhur. Sot Alibej, është në burg dhe akuzohet për porositjen e dy vrasjeve ku mbetën të vdekur Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj në 2020-ën.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bdndj: 29/11/2022 13:44

    Sa mire i nxirrni sekretet hetimore, ne bashkepunim me ta brenda.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?



×

Lajmi i fundit

Papa Françesku: Jam i gatshëm të takohem me Putin dhe Zelensky-n për të arritur një marrëveshje paqeje

Papa Françesku: Jam i gatshëm të takohem me Putin dhe Zelensky-n për të arritur një marrëveshje paqeje