Barcelona përjetoi një tragjedi në “Anfield Road” ku u mund nga Liverpool 4-0 dhe doli jashtë Championsit. Më shumë nga të gjithë gishti për fajtorin më të madh është drejtuar nga trajneri Ernesto Valverde. Jo vetëm tekniku që rrezikon shkarkimin në fund të sezonit por edhe futbollistët Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Coutinho janë ata që bëhen me më shumë faj nga lojtarët. Megjithatë media spanjolle ka renditur 5 gabimet e pashpjegueshme që ka bërë trajneri Valverde:
1- Luajti me të njëjtin formacion si në ndeshjen e parë.
2- Coutinho, gaboi duke i dhënë mundësinë e radhës brazilianit.
3- Zëvendësimet që bëri nuk ndryshuan asgjë në rrjedhën e lojës.
4- U pa nën presion, gaboi me Arthur të cilin e futi shumë vonë në fushë. Braziliani luajti vetëm 20 minuta.
5- Ata që zëvendësohen janë gjithmonë të njëjtët. Nxorri nga fusha Arturo Vidal kur as Rakitic e as Busquets nuk po bënin një ndeshje të mirë.
Përgatiti Andi Kapxhiu