Eliminimi me dhimbje, Motta pa autokritikë: Dhemb shumë, Juventusi u përpoq deri në fund
Thiago Motta duke drejtuar ndeshjen nga stoli
Juventusi u eliminua nga Champions League. Paçka se "Zonja e Vjetër" fitoi 2-1 ndeshjen e parë kundër PSV-së, në Holandë sfida e kthimit foli për vendasit që e dërguan ndeshjen në shtesë dhe pas 120 minutave lojë triumfuan 3-1 duke marrë një biletë për në fazën e 1/8.
Dështimi i bardhezinjve u komentua edhe nga trajneri Thiago Motta, që për Prime Video tha se do bënte të njëjtat lëvizje në fushë, njësoj siç i bëri. Ringritje pas dështimit, këtë kërkon Motta nga të tijtë.
"PSV nuk donte të kualifikohej më shumë se ne. Pas golit tonë ne ishim në lojë, pastaj ata shtynë më shumë, krijuan më shumë dhe ishin superiorë në situata të caktuara. Ne ishim të rrezikshëm edhe në shtyllën e Vlahovicit në kohën shtesë. Ishte një ndeshje shumë e hapur.
Ne nuk e lëshuam kualifikimin. U përpoqëm deri në fund ta mposhtim kundërshtarin tonë. Nuk ishim më të mirë se ata gjatë gjithë ndeshjes dhe PSV e meritonte të kalonte në 1/8. Nuk do të bëja asgjë ndryshe, jam i bindur për gjithçka, edhe për zëvendësimet.
Ne bëmë tre zëvendësime të detyruara. Veiga u lëndua, Koop kishte temperaturë dhe nuk u ndje mirë as sot. Edhe Cambiaso ishte i lodhur dhe më kërkoi të zëvendësohej.
Autokritikë? Ne do të fillojmë përsëri nga puna dhe stërvitjet. Të dielën kemi një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Cagliarit në kampionat. Ne i dimë vështirësitë.
Niveli në Ligën e Kampionëve është i lartë dhe ne kemi luftuar. Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. Tani duhet ta përtypim humbjen. Është shumë e dëmshme të eliminohemi, por është pjesë e punës sonë të rikthehemi menjëherë", tha Motta.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.5%
-
Pak
20.4%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 1110
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Capello: Juve dhe Milan kriza të ndryshme, por i njëjti konfuzion! Është koha të mendojnë për të ardhmen
27 Mars, 13:34
-
Tudor-Vlahovic, ballë për ballë te Juventusi: Ti je një nga më të mirët në botë, provoje
27 Mars, 12:46
-
Plani për shpëtimin e Juventusit, 'Zonja' e ka gati pasuesin e Igor Tudor
25 Mars, 16:00
-
Katër javë në izolim, sulmuesi i PSV-së diagnostikohet me tuberkuloz aktiv
25 Mars, 09:29
-
Thiago Mottas i mbaron koha te Juventusi, klubi e shkarkon! Tudor zyrtarizohet deri në fund të sezonit
23 Mars, 20:14
-
Ribery: Bayern Munich fiton Bundesligën dhe Championsin, e vështirë me Interin
19 Mars, 15:53
-
GOLAT/ Napoli 'fut ujë', Interi mposht Atalantën dhe shkëputet në krye të Serie A! Bologna 'shuplakë' Lazios, Juventusi turpërohet! Roma tri pikë
16 Mars, 17:27
-
Përballen në Champions, Harry Kane paralajmëron Interin: Jemi gjithmonë ne favoritët
13 Mars, 16:18
-
Lamine Yamal futet në historinë e Champions League
13 Mars, 15:25
-
VIDEO/ I njëjti gjyqtar, standarde të dyfishta! Marciniak s'i anuloi golin Messit, por e bëri me Alvarez
13 Mars, 10:50
-
VIDEO/ Eliminimi nga Champions League, Simeone spektakël në konferencë: Ngrini dorën kush e pa Alvarez ta prekte topin dy herë
13 Mars, 10:08
-
Datat dhe oraret, kalendari i plotë i çerekfinaleve të Champions League! Spikasin dy përballje
13 Mars, 09:26