Sulmuesi i Uruguait, Edinson Cavani ka vijuar me akuzat pas eliminimit të kombëtares ku ai bën pjesë nga Kupa e Botës në Katar një muaj më parë. 34-vjeçari është shprehur kundër arbitrit Daniel Siebert, me këtë të fundit që nuk akordoi dy penallti dhe nuk u konsultua me VAR për të parë rastet e dyshuara në ndeshjen kundër Ganës në fazën e grupeve.
"Nëse më sanksionojnë se kam goditur VAR-in, atëherë për eliminimin tonë nga Kupa e Botës duhet të arrestojnë arbitrin Sieberti. Këto janë gabime që nuk mund t’i bësh me VAR, me të gjitha kamerat dhe arbitrat pas”, tha Cavani.
![]()
Në drejtim të sulmuesit është hapur një hetim nga FIFA, me Cavanin që mund të dënohet me disa ndeshje pezullim pasi goditi dhe dëmtoi sisemin VAR në nerva e sipër.
"Jam i shqetësuar për një pezullim të mundshëm. Po, sigurisht që më shqetëson, sepse do të thoshte se do jem jashtë garave me shokët e skuadrës, klubin dhe kombëtaren time. Më shqetëson. Por këto janë gjëra që ndodhin", tha ai.

