Eliminimi i Gjermanisë për herë të dytë që në fazën e grupeve të Botërorit ka kënaqur tej mase kundërshtarët e ‘panzerave’, por së fundmi në këtë kah janë rreshtruar edhe katariotët. Të ftuarit në një televizion në Katar janë tallur me eliminim e kipit të Flick, duke imituar gjestin e futbollistëve gjerman në ndeshjen e parë kundër Japonisë.
Gjermanët vendosën dorën në fytyrë si shenjë proteste për mosrespektimin e të drejtave të njerzëve në Katar dhe më konkretisht të LGBTQ+. Katariotët mendojnë se tani është momenti për t’u hakmarrë.