Paris Saint Germain do të forcohet sërish këtë verë. Sipas L'Equipe, blerjet priten në secilën prej linjave, përveç portës. Kështu, parisienët do të nënshkruajnë me mbrojtësin e Villarrealit, Pau Torres, mesfushorët e PSV dhe Monchengladbach Ibrahim Sangaret dhe Kuadio Kone.
Klubi synon mesfushorin-sulmues të Manchester City-t, Bernardo Silva dhe sulmuesit e Lyon, Napolit dhe Benfica-s. Ryan Cherki, Victor Osimhen dhe Goncalo Ramos janë në objektivat e PSG-së për merkaton që vjen.
Në të njëjtën kohë, PSG do gjejë një mënyrë për të mbajtur në skuadër sulmuesin Kylian Mbappe. Kujtojmë se PSG u largua nga Champions League në fazën e 1/8-ave, duke humbur dy ndeshje nga Bayern Munich.