Eliminimi nga Champions League sjell 'furtunë', klubi europian shkarkon trajnerin

Eliminimi nga Champions League sjell 'furtunë', klubi europian shkarkon trajnerin

Foto ilustruese

Scott Parker nuk është më trajner i Club Brugge. Klubi belg ka njoftuar se pas 12 ndeshjeve në krye të skuadrës, britaniku është shkarkuar pasi ka fituar vetëm 2 ndeshje. Eliminimi i djeshëm nga Champions League dhe humbja 5-1 me Benficën në Lisbonë ka bërë që te Brugge të vendosin pikat mbi "i".

"Klubi njofton se Scott Parker nuk është më trajneri i Club Brugge. Parker (42 vjeç) u shpall si trajneri i ri i Club Brugge më 31 dhjetor të vitit të kaluar. Ndërkombëtari anglez ka punuar më parë për Fulham dhe Bournemouth dhe zëvendësoi Carl Hoefkens në Club. Në 12 ndeshje, britaniku mundi të fitonte vetëm 2 herë", thuhet në reagimin e klubit belg.

Mediet në Belgjikë po e lidhin ish-trajnerin e Brugge, Alfred Schreuder me një rikthim në klub në më pak se një vit që kur u largua për t'iu bashkuar Ajax-it. Në periudhën e tij të shkurtër katër mujore, holandezi dërgoi Brugge drejt lavdisë së titullit, duke grumbulluar një rekord prej 15 fitoresh dhe vetëm dy humbjesh në të gjitha garat në 21 ndeshje.

Scott Parker

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!