Barcelona ka fituar përballë Rajo Vejekanos me rezultatin e thellë 6-0 duke treguar se është pretendente kryesore për titullin kampion. Për katalanasit kanë shënuar të gjithë, por ai që ka rënë më shumë në sy është Lionel Mesi me dopietën personale. Ndërsa Atletiko ka mundur Valadolidin 3-0.
Barca dhe Atletiko kryesojnë kampionatin me nga 60 pikë të ndjekura nga Reali me 57, por me një ndeshje më pak. Nesër, Reali do të ndeshet me Gefaden. Në prag të ndeshjes trajneri i Reali, Ancelotti ka kërkuar përqendrim maksimal për ndeshjen me Gedafen, pasi mund të lënë pikë, po se morën seriozisht.
“Të gjitha ndeshjet jashtë fushe janë të vështira, sidomos kjo ndaj Getafes pasi ata kanë marrë shumë rezultate negative kohët e fundit dhe kanë nevojë urgjente për pikë. Getafe luan një futboll me intensitet të lartë dhe nëse duam të fitojmë duhet të japim maksimumin tonë” deklaroi ai.
Në Angli, Mancehster City ka eliminuar Çelsin nga FA Cup, pasi e mposhti 2-0 me golat e Jevotiç dhe Nasri duke kaluar në raudin tjetër. Pas ndeshjes Murinjo deklaroi se” “Nuk mund të them se kemi dështuar. Siti ka luajtur shumë më mirë se ne dhe e ka merituar fitoren. Kjo ndeshje mendoj se është shumë e thjeshtë për t’u analizuar.
Ata ishin ekipi më i mirë në fushë dhe fituan. Mendoj se goli i dytë ishte jashtë loje. Por edhe pse kështu ne gjithsesi do të kishim humbur 1-0, duke qenë se nuk ishim asnjëherë në gjendje të vinim në vështirësi Sitin” tha ai. Në Gjermani Bajerni vazhdon dominimin, pasi ka mundur Freiburgun me poker, dy nga golat e ndeshjes u realizuan nga kosovari, Shaqiri.
Ndeshjet e tjera përfunduan:Braunschueig 4 - 2 Hamburger, Dortmund 4 - 0 Frankfurt, Hoffenheim 4 - 1 Stuttgart, Bremen 1 - 1 Monchengladbach. Interi ka fituar përballë ekipit të Fiorentinës me rezultatin 1-2 duke i dhënë një ‘shkelm’ krizës së rezultateve ndeshjet e fundit në kampionat. Golat për zikaltërit u shënuan nga Palacio dhe Icardi, ndërsa për Fiorentinën golin e vetëm e shënoi Cuadrado.
Dylber Balla/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com