Eliminoi Novak Djokovicin, tenisti italian renditej në vendin e 123 në botë: S'më njihte askush

Eliminoi Novak Djokovicin, tenisti italian renditej në vendin e 123 në botë: S'më njihte askush

Luca Nardi

Arritje e madhe e Luca Nardit në turneun ATP 1000 në Indian Wells të SHBA-së. Italiani, numri 123 në botë, mposhti numrin 1 të renditjes, serbin Novak Djokovic, në tre sete me rezultatin 6-4, 3-6, 6-3 dhe kështu fitoi të drejtën për në fazën e 1/8 të turneut në Kaliforni.

Menjëherë pas pikës së fitores, italiani hodhi raketën në tokë dhe ngriti duart në fytyrë me thuajse mosbesim përpara se të përshëndeste Djokoviçin pranë rrjetës.

“Kjo është një mrekulli", tha Nardi në një intervistë për Tennis Channel. "Unë jam një djalë 20-vjeçar, as mes 100 tenistëve në botë dhe kam mundur Novakun. Është çmenduri, çmenduri. Para mbrëmjes së sotme (djeshme), askush nuk më njihte”, tha Nardi, i cili tani do të përballet me amerikanin Tommy Paul në raundin e radhës.

"Shpresoj që tifozët ta kenë shijuar ndeshjen. Jam shumë i lumtur me këtë rezultat", tha italiani.

36-vjeçari serb, Djokovic foli me fjalë mbështetëse për të riun italian.

"Nardi hyri si "humbës" në shortin kryesor, kështu që nuk kishte asgjë për të humbur apo për t'u dorëzuar. Kështu që ai luajti shkëlqyeshëm. Ai e meritonte të fitonte. Unë u befasova më shumë nga niveli im, niveli ishte vërtet shumë i keq”, shtoi 36-vjeçari serb.

Tenisti nga Marche bëhet kështu lojtari me renditjen më të ulët që ka mundur ndonjëherë Djokovicin në një turne të kësaj kategorie ose në një Slam (rekord i cili deri më tani i përkiste afrikano-jugorit Kevin Anderson, nr. 122 kur ai fitoi në Miami në 2008).

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?