Elina Duni sjell xhazin modern në Tiranë

Elina Duni sjell xhazin modern në Tiranë
Këngëtarja Elina Duni & quartet vjen me një koncert në Tirane në vijim të turit të saj në Prishtinë dhe Shkup për promovimin e albumit të saj të ri “Matanë malit”. Koncerti do të zhvillohet ditën e hënë, datë 17 dhjetor, ora 20.00, në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Këto muaj, Elina, shqiptarja që po jpe spektakle të bukura për artdashësit duke zhvilluar turne në Evropë dhe SHBA, me muzikën që paraqet rikthim tek burimet e saj muzikore, një kombinim mes këngëve popullore ballkanike dhe muzikës xhaz. Ky është albumi i tretë i këngëtares së njohur, dhe është realizuar me labelin legjendar të muzikës xhaz, “ECM”, ndërsa ka dalë në Zvicër dhe Gjermani më 21 shtator, më pas në muajin tetor në Francë e Shtete të Bashkuara të Amerikës, për të qenë në dhjetor në Kosovë dhe Shqipëri.

Muzikantët që do të shoqërojnë në këto koncerte Elina Duni janë Colin Vallon, piano, Bänz Oester, kontrabas dhe Norbert Pfammatter në bateri. Me prejardhje shqiptare por e rritur në Zvicrën frëngjishtfolëse, Duni gjeti formulën e saj magjike, në një mënyrë krejt të natyrshme pas një meditimi mbi burimet muzikore të origjinës së saj, trashëgiminë popullore të Europës Juglindore. Në këtë album të tretë titulluar “Matanë malit”, këngëtarja shqiptare duket që do të përcjellë një pjesë të krijimtarisë së saj më të mirë të realizuar gjatë këtyre viteve.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 13 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës