Elisa Spiropali fiton garën e FRESSH
Rama: Fytyra e brezit të ri socialist
Elisa Spiropali rizgjidhet për herë të dytë në krye të FRESSH. Spiropali ka arritur të sigurojë fitoren kundër koleges së saj të re Joleza Koka e cila u rendit e dyta.
TIRANE - Elisa Spiropali rizgjidhet për herë të dytë në krye të FRESSH. Spiropali ka arritur të sigurojë fitoren kundër koleges së saj të re Joleza Koka e cila u rendit e dyta.
Në garë për drejtimin e Forumit Rinor Eurosocialist ishin gjashtë konkurentët Joleza Koka, Juxhin Çela, Elis Hoxha, Maria Myridinas, Artur Micko dhe Elisa Spiropali. Konkurentët kanë prezantuar platformat e tyre për kryesimin e të rinjve socialistë në një turne njëmujor që ka prekur 36 rrethe të vendit.
RAMA: RISI POLITIKEGjatë një konference për shtyp të zhvilluar mbrëmjen e sotme në selinë e PS, i shoqëruar nga 6 kandidatët, lideri socialist Edi Rama theksoi faktin se këto zgjedhje sollën “një risi politike” jo vetëm në PS por në “jetën publike shqiptare”. “Formula është një risi absolute në Shqipëri që bazohet në sistemin amerikan”, tha Rama.
Ai përgëzoi “nga zemra këta liderë të rinj që janë fytyra, mendja dhe zemra e një gjenerate të re socialistësh të riorganizuar përmes një procesi të mundimshëm të ReFRESSH”.
SPIROPALI: TE RINJTE DUAN NDRYSHIM“Kjo garë ka qenë fantastike - tha fituesja e cila mori fjalën e fundit mes gjashtë kandidatëve - ku kemi mësuar shumë dhe ku kemi ndjerë dëshirën e të rinjve për ndryshim”.
Kjo “ka qenë një eksperiencë e madhe për të gjithë ne dhe unë jam e lumtur që kam dalë e para në këtë votim dhe që kam mbështetjen e të pestë kandidatëve tjerë”, shtoi Spiropali.
“Kjo është gara e të gjithë shqiptarëve që brenda këtij viti ne të sjellim ndryshimin e madh dhe të bëjmë të mundur rilindjen e madhe”, tha ajo. “Ka qenë një leksion i madh për ne dhe betohemi solemnisht këtu përpara jush që do t’ua rikthejmë besimin tuaj”.
(fd/im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.8%
-
Jo
53.9%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 3129
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e PD/ Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia konfrontohet fizikisht me Policinë
26 Nëntor, 17:14
-
Bardhi - punonjësve të policinë: Duhet të merreshin masa për bllokimin e rrugëve, ju kemi njoftuar për protestën
26 Nëntor, 17:10
-
Protesta e PD-së, Noka dhe Mziu përplasen me policinë, një protestues humb ndjenjat
26 Nëntor, 17:08
-
Protesta e PD/ Edhe Luçiano Boçi përplaset me efektivët, Policia thirrje me megafon që të lirohet rruga
26 Nëntor, 17:07
-
Ndërron jetë njeriu më i vjetër në botë
26 Nëntor, 16:58
-
Goditen dy grupe ‘skifterësh’ në Padova dhe Modena, 4 shqiptarë të arrestuar! Akuzohen për të paktën 20 vjedhje në seri, dy kishin prerë bileta avioni për arratisje
26 Nëntor, 16:53
-
G7: Nuk do të tolerojmë kërcënimet bërthamore të Rusisë
26 Nëntor, 16:49
-
5 vite nga tërmeti, dorëzohen 11,663 banesa e apartamente, në 5 vite janë dorëzuar 5524 banesa! Në 5 vite kostoja në buxhet 920 mln euro
26 Nëntor, 16:39
-
Pesë vite nga tërmeti, 1123 familje ende pa shtëpi në Durrës! Procesi i rindërtimit i vonuar dhe në Lezhë, Kurbin e Krujë
26 Nëntor, 16:36
-
Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit
26 Nëntor, 16:36
-
Keni nisur përgatitjet për dhuratat e festave? Mësoni çfarë preferon secila shenjë Horoskopi
26 Nëntor, 16:35
-
Abuzime me fondet e BE/ Drejtoresha e SASPAC: Po bëjmë audit, partnerët do njihen me analizën! PS: Flet drejtësia! PD: E turpshme
26 Nëntor, 16:30