Vetëm një ditë pas një lumi kritikash në drejtim të Partisë Socialiste, deputetja Elisa Spiropali ka zhvilluar sot një takim me socialistët në Liqenin e Thatë.
Ajo ka ndarë një foto me ta në rrjetet sociale, ku shkruan:
“Kudo dhe kurdo me socialistët, për Shqipërinë siç i ka hije”, frazë që vijon në të njëjtën linjë me postimin e një dite më parë ku shprehej:
“Partia Socialiste e ka pasur dhe e ka energjinë e nevojshme për përmirësime dhe transformim në dobi të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.”
Në postimin e një dite më parë, Spiropali fliste për struktura dhe institucione që nuk i binden më ligjit, por klaneve dhe interesave personale.
Në mesazh, nënvizonte se modeli aktual nuk prodhon vetëm padrejtësi, por edhe largim nga politika, nga besimi dhe nga vetë vendi.
Komente










