Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka marrë stafetën e paraardhësit të saj luftëtar nga Komitetin e Veteranëve të LANÇ.

Ajo është shpallur “veterania” më e re e Luftës anti-fashiste çlirimtare.

“Kënaqësi ta pish kafen e mëngjesit me Komitetin e Veteranëve të LANÇ. Mirënjohje për kryetarin, Rustem Peçi, dhe Komitetin drejtues që më ftuan dhe më mirëpritën me një ngrohtësi të jashtëzakonshme. Si pasardhëse luftëtari, stafetën e pranova me kënaqësi”, shkruan Spiropali