Eliza Dushku në Tiranë për filmin
foto me të dashurin te "Skënderbeu"

Eliza Dushku në Tiranë për filmin <br />foto me të dashurin te
TIRANE - “Dear Albania” quhet dokumentari që ka sjellë në Tiranë Eliza Dushkun dhe fotografin Fadil Berisha. Eliza Dushku aktorja amerikane me origjinë shqiptare është rikthyer në Shqipëri në orët e vona të mbrëmjes së ditës së mërkurë. Ajo është akomoduar bashkë me stafin e saj në “Hotel Sheraton” në Tiranë. Ndërsa dje në orën 12.00 bashkë me grupin që e shoqëron, një kast modelesh dhe shoqërueset e saj kanë pozuar përballë aparatit të fotografit të njohur Fadil Berisha që është një nga shoqëruesit kryesor të saj gjatë vizitave në Shqipëri.

Aktorja hollivudiane Eliza Dushku dje në qendër të Tiranës ka bërë disa fotografi me flamurin shqiptar pranë Monumentit të Skënderbeut. Megjithëse arsyeja e ardhjes së saj është premiera e dokumentarit me temë shqiptare që ajo e realizoi verën e vitit 2011, me qëllim promovimin e Shqipërisë, ajo do të marrë me vete imazhe të reja nga Shqipëria.
Eliza Dushku në Tiranë
(ne foto Eliza Dushku me te dashurin e saj prane sheshit Skenderbej)
Premiera e dokumentarit, ekspozita e Fadil Berishës dhe sfilita e modeleve dhe stilisteve shqiptare janë pjesë e shfaqjes “Tirana Art Days” që ka nisur dje në Tiranë dhe do të vijojë edhe dy ditë të tjera. Me këtë rast, Bashkia e Tiranës, me përpjekjen për ta kthyer ne tradite, do te organizoje 24 aktivitete te ndryshme kulturore. E ndërsa premiera e “Dear Albania” pritet te jete pasditen e te premtes, Eliza dhe i dashuri i saj, ish basketbollisti Rik Fox dje kanë bërë një ë foto me Skënderbeun ne sfond.

“Unë jam Eliza Dushku, jam aktore ndërkohë që jam një qytetare mjaft e re shqiptare, vetëm vitin e kaluar unë kam marrë nënshtetësinë. Do të doja t’ju thoja se kjo është një përvojë mjaft e re. Unë kam ardhur këtu sëbashku me familjen time, sëbashku me fotografin e nderuar z. Fadil Berisha, në mënyrë që ne të festojmë dhe në fakt ky është një festim. Jemi shumë të kënaqur të shohim këtë lloj ndërthurje të artit, arkitekturës dhe të festës që ne bëjmë këtu. Në fakt, jemi këtu për të festuar Tiranën dhe jam këtu gjithashtu për të treguar premierën e dokumentarit tonë, “E dashur Shqipëri”, letra ime e dashurisë për këtë vend. Është shumë kënaqësi të them se kemi marrë mbështetje edhe nga vende të ndryshme të rajonit, Mali i Zi, Maqedonia dhe vende të tjera të cilat do ta shfaqin këtë premierë në të gjithë kinematë e tyre, ndaj do të doja t’ju thoja se për mua është vërtet një emocion i jashtëzakonshëm dhe jam jashtëzakonisht e kënaqur që gjendem këtu dhe të festojmë sëbashku”,-tha ajo dje gjatë një konference për shtyp në prani të Kryetarit të Bashkisë z.Lulwzim Basha.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën

Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën